Lajme

Eurodeputeti Lukas Mandl do të nderohet me Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Kadri Zeka”

01/26/2023 22:13
nga:Y I

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë nesër (e premte) me çmimin “Doctor Honoris Causa”, anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.

Ky organizim do të mbahet nga ora 15:00 në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit.

Prorektori i këtij Universiteti, Dukagjin Leka ka thënë për Demokracia.com se Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka vendosur për t’i dhënë titullin Doktor Honoris Causa, deputetit austriak në Parlamentin Evropian, Z. Lukas Mandl për përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane si dhe për shumë çështje tjera.

“UKZ-ja është e nderuar me një vendim të tillë, i cili titull jepet vetëm për personalitete që kontribuojnë shumë për diplomacinë, paqen, politikën, shoqërinë, kulturën, arsimin e kështu me radhë, e për të cilat z. Mandl njihet për të gjitha këto kontribute në favor të Kosovës”, ka thënë Leka.