Lajme

Shpërthen zjarri në Kazermën “Ushtarët e NATO-s”, FSK del me njoftim: Ka dëme materiale

01/26/2023 17:30
nga:Genita C

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sot në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ka shpërthyer një zjarr në një nga objektet montazh, të trashëguara nga KFOR-i, Spanjoll, të ndërtuara pas luftës në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të fundit të FSK-së, përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka lëndime në personel.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 11:30 në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ka shpërthyer një zjarr në një nga objektet montazh, të trashëguara nga KFOR-i, Spanjoll, të ndërtuara pas luftës në Kosovë.

Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht.

Lëndime në personel nuk ka, përveç dëmeve materiale, dhe për shkaktarët që quan deri te zjarri do të merren ekspertët kompetentë.