Sporti

Të gjitha paratë nga shitja e biletave të ndeshjes KB Trepça – KB Ylli do dhurohen për shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet

01/26/2023 17:22
nga:Lorik J

Klubi basketbollistik i Trepçës ka njoftuar se të gjitha paratë e grumbulluara nga shitja e biletave për duelin kundër KB Yllit do dhurohen për shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet.

Javën e kaluara nga reshjet e shiut vendet më të prekura nga vendi ynë ishin Mitrovica, Skenderaj dhe Klina, ku kishte dëme të mëdha pas vërshimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi mitrovicas ka vendosur që paratë e biletave do dhurohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara.

Ja njoftimi i tyre: