Sporti

“Nëse do të më thërriste Barcelona, do të shkoja”, Pep Guardiola thotë se Barça është klubi i zemrës

01/26/2023 16:53
nga:Lorik J

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë për shtypin se do të kthehej në Barcelonë nëse do ta telefononin.

Në krye të ndeshjes së Arsenalit me Manchester Cityn, Guardiola foli për shtypin dhe u pyet për largimin e Artetës nga stafi i tij stërvitor. Guardiola i tha gazetarëve se ai e kuptonte plotësisht vendimin e Artetës.

“Kur Arteta ishte asistenti im në City, ai i festoi çmendurisht të gjithë golat, përveç atyre kundër Arsenalit. Ai e donte Arsenalin. Është si marrëdhënia ime me Barçën. Nëse do të isha ndihmës trajner dhe Barça më thërriste, do të shkoja, është klubi im”, tha Pep.

Guardiola ka një kontratë me Cityn deri në vitin 2025, dhe me Xavi Hernandez në krye, duket se nuk ka gjasa që ai të kthehet te Barcelona në të ardhmen e afërt.

/GazetaBlic Sport