Lajme

Abdixhiku: Roli i KAS-it në fuqizimin e të rinjve dhe grave është i pazëvendësueshëm

01/26/2023 16:46
nga:Y I

Gjatë takimit të sotëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe shefit të zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së si dhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe KAS-it në të ardhmen.

Sipas të parit të LDK-së, roli dhe kontributi i KAS-it në edukimin politik si dhe fuqizimin e shumë të rinjve dhe grave është i pazëvendësueshëm.

Kryetari Abdixhiku falënderoi KAS-in për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë.

“LDK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KAS-in tash e shumë vite në promovimin e vlerave demokratike në shoqërinë tonë”.