Lajme

Kapet kamioni me 122 kg drogë nga Shqipëria në Stamboll, në pranga shoferi shqiptar

01/26/2023 15:26
nga:N M

Një kamion me drogë që vinte nga Shqipëria është kapur në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se pas konstatimit në kufi se kishte drogë, kamioni u mbajt nën vëzhgim për të evituar kalimin e ngarkesës në një mjet tjetër.

Pas udhëzimit, ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën kërkimin për kamionin TIR duke kryer një operacion.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e tij. Nga ana e policisë turke është ndaluar drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko.

Britanikët vlerësojnë kandidatët për Guvernator të BQK-së, katër prej tyre shkojnë për votim në Kuvend