Lajme

Aktivistët e PDK-së i hedhin dinarë të Serbisë ambasadorit Berishaj, arrestohet njëri

01/26/2023 15:25
nga:Y I

Sot aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës i kanë hedhur dinarë të printuar të Serbisë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili ka qëndruar sot në Prishtinë për një ngjarje të përbashkët mes Kroacisë dhe Kosovës.

Siç ka njoftuar PDK, një nga aktivistët është arrestuar.

“Sot, aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: