Lajme

Treni godet veturën në Klinë, lëndohet një person

01/26/2023 13:57
nga:Astrit Gashi

Një qytetar ka pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të trenit dhe një veture në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në orën 12:47.

Gashi tha se i lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.