Sporti

Zyrtare: Ennur Totre rikthehet përsëri tek Shkëndija

01/26/2023 12:15
nga:Mergim Rreci

Ennur Totre sërish do të veshë fanellën e Shkëndijës, pasi vjen si huazim nga ukrainasit e Vorskla Poltavës.

Kryesia, futbollisti dhe drejtuesit e Vorskla Poltavas kanë gjetur akord për huzimin e mesfushorit në 6 muajt e ardhshëm tek skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, transmeton GazetaBlic Sport.

“Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falemenderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, është shprehur Totre pasi zyrtarizoi huazimin 6 mujor nga Vorskla te Shkëndija.