AC Milan është ndër disa klube që monitorojnë situatën e Joao Cancelo në Manchester City.
Tabloidi anglez The Sun zbuloi sot interesin e supozuar të Milanit për Joao Cancelo, një ish-lojtar i Juventusit që nuk luan vazhdimisht në Manchester Cityn e Guardiolës, përcjell GazetaBlic Sport.
Karriera e portugezit në Angli duket se nuk do të jetë më në rritje siç ishte disa kohë më parë dhe për këtë arsye kuqezinjtë po mendojnë ta blejnë atë.
Joao Cancelo 'wanted in shock January move' as Man City star falls down pecking order https://t.co/1zhPzNG3dn
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 26, 2023


