Sporti

Dy trajnerë të njohur në garë për pozitën e trajnerit tek Belgjika

01/26/2023 11:18
nga:Mergim Rreci

Posti i trajnerit tek kombëtarja e Belgjikës momentalisht është i lirë.

Roberto Martinez u largua nga kjo pozitë pas dështimit në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Ka dy kandidatë që janë më favoritë për ta marrë nën udhëheqjen e tyre këtë kombëtare, madje njëri është kampion bote me Gjermaninë.

Shtypi belg shkruan se kandidatët kryesorë janë Mauricio Pochettino dhe Joachim Low.

Drejtuesit e futbollit belg janë totalisht të fokusuar te këto dy emra dhe pikërisht këtu pritet të vendoset për pasuesin e Martinez

/GazetaBlic Sport/