Sporti

E fundit: Ronaldo rrezikon të dënohet me 30 ditë pezullim

01/26/2023 11:07
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 30 ditë pezullim, për shkak të rastit të mashtrimit tatimor që i kushtoi Juventusit 15 pikë në Serie A.

Reprezentuesi portugez, aktualisht që përfaqëson Al Nassr nga Arabia Saudite, është një nga lojtarët që shfaqet në të ashtuquajturën ‘Caso Prisma’, e fshehjes së kontabilitetit (mashtrimit tatimor) të vlerave të vërteta të përfshira në transferimet dhe kontratat e lojtarët për disa vite, në një total prej 62 operacionesh, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës La Repubblica, disa lojtarë të padeklaruar kanë marrë një pjesë të pagave të tyre për disa muaj, diçka që tashmë mund t’u kushtojë 30 ditë pezullim. Dënimi do të prekte çdo lojtar, pavarësisht nëse ai është ende duke e përfaqësuar Juventusin. Rasti i Cristiano Ronaldos, por edhe i Dybala (Roma), Demiral (Atalanta), Kulusevski dhe Bentancur (Tottenham), Ramsey (Nice) apo Arthur (Liverpool).

Reprezentuesi portugez ishte pjesë e Juventusit midis 2018 dhe 2021, duke luajtur 134 ndeshje dhe 101 gola.

/GazetaBlic Sport/