Lajme

Bunjaku – Rexhepi për 50 eurot e sektorit publik: Ku mbeti sektori privat?

01/26/2023 07:53
nga:Astrit Gashi

Lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e 50 eurove shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi , parashtroi pyetjen se në këtë rast ku do mbesin punëtorët e sektorit privat.

Bunjaku – Rexhepi vlerësoi se Qeveria aktuale ka për synim varfërimin e vendit, prandaj sipas saj, kryeministri Albin Kurti, po mundohet t’i mashtrojë qytetarët me nga 50 euro.

“Sektori publik, por ku mbetën sektori privat? Qeveria Kurti u jep një lugë mjaltë qytetarëve dhe në anën tjetër u vështirëson jetën ende më shumë. Çka janë sot 50 euro për një punëtor të sektorit publik? Punëtorët e sektorit privat jo që kanë nevojë për 50 euro, por kanë nevojë për shumë më shumë euro, sepse inflacioni është jashtëzakonisht i madh në Kosovë dhe jeta është bërë e rëndë për qytetarët e vendit. Qeveria Kurti është një parti e majtë që i realizon politikat e majta dhe normalisht që në këtë mënyrë varfërohet populli, e njëkohësisht tenton t’i josh me 50 euro”, deklaroi Bunjaku – Rexhepi në Tëvë1.

Se si të tejkalohet kjo situatë, deputetja e PDK-së shtoi se fillimisht duhet të ketë ulje të tatimit në pronë, të mos ketë inflacion, të largohet TVSH-ja dhe shumë procese tjera të cilat sipas saj Qeveria Kurti duhet të veprojë.