Sporti

Barça kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, mposht Real Sociedad me golin e Dembeles

01/25/2023 23:02
nga:Lorik J

Barcelona ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit.

Katalanasit sonte mposhtën në ”Camp Nou” Real Sociedadin me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Ousmane Dembele, në minutën e 52-të.

Vlen të përmendet se Sociedad ishte me një futbolistë më pak që nga minuta e 40-të, pasi Brais Mendez u ndëshkua direkt me karton të kuq.