Që nga orët e mëngjesit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është duke u zhvilluar një protestë nga banorët e kësaj lagje.
Kjo protestë po mbahet ndaj “Prishtina Parking” – pasi qytetarët janë të revoltuar ndaj këtyre të fundit për shkak të gjobave.
Aktualisht janë bllokuar disa vetura të qytetarëve dhe të kësaj Ndërmarrje Publike Komunale.
Më poshtë keni disa pamje të siguruara nga GazetaBlic nga vendi i ngjarjes tek protesta në “Bregun e Diellit”, ku ndodhet edhe Policia e Kosovës.




