Sporti

Presidenti i Milanit: Zaniolo? Ai është një lojtar i mirë

01/25/2023 19:01
nga:Lorik J

Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, nuk e fsheh vlerësimin për lojtarin e Romës,Zaniolo për të cilin është përfolur shumë orët e fundit.

“Zaniolo? Ai është një lojtar i mirë”, tha Scaroni.

Numri një i kuqezinjve komentoi kështu lajmin për interesimin e Milanit për talentin e Giallorossëve.

Ka pak gjasa që transferimi të realizohet në fund, por Milani po përpiqet dhe ky pranim i vogël tingëllon si konfirmim i një interesi që tani nis e rritet.

Mourinho nuk e ka ftuar Zaniolon për ndeshjen e ardhshme të Romës.

/GazetaBlic Sport