Lajme

Totaj flet sërish për kërcënimin që mori, thotë se hetuesia po merret me këtë rast

01/25/2023 14:26
nga:N M

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka folur sërish për kërcënimin që i është bërë ndaj tij, raporton Gazeta Blic.

Ai ka përmendur edhe një emër të një personi ku sipas Totaj, mediat po raportojnë se ai është kërcënuesi, duke e mohuar këtë lajm.

Sipas, tij ai ka dhënë deklaratë në polici dhe se organet kompetente po meren me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

SQARIM PËR OPINIONIN
Informacioni që po qarkullon në media, kinse Hekuran Gashi më ka kërrcënuar është i pavërtet.
Mediat për këtë çështje janë të keqinformuara.
Kanosja ka ndodhur nga persona tashmë të njohur për policinë, unë kam dhënë deklaratën time në organet e hetuesisë dhe çështja po trajtojet nga organet kompetente.