Sporti

Bersant Celina do të bëhet me skuadër të re

01/25/2023 12:48
nga:Mergim Rreci

Mediat britanike raportojnë se Bersant Celina do të bëhet me klub të ri,

Reprezentuesi kosovar pritet të bëhet pjesë e Stoke City, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit të The Telegraph, John Percy, ish-anësori i Manchester Cityt dhe Swansea Cityt, Celina ka nënshkruar si huazim nga Dijon te Stoke City.

Ai ishte i huazuar në Turqi tek Kasimpasa, por që aventura e tij atje nuk shkoi mirë.