Sporti

Pioli për formën e dobët të Milanit: Kemi probleme me mentalitetin

01/25/2023 08:41
nga:Mergim Rreci

Stefano Pioli ishte i indinjuar nga humbja që pësoi këtë të martë ndaj Lazios (0-4), në ndeshjen e xhiros së 19-të të Serisë A.

Trajneri i Milanit tha se skuadra nuk po luan mirë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Duhet të kthehemi shpejt në Milanello (qendër stërvitore) dhe të punojmë më mirë, sepse qartësisht nuk po performojmë në nivelin tonë. Shumë gjëra nuk funksionojnë. Kemi probleme me mentalitetin dhe taktikën, po pësojmë gola në situata ku duhet ta lexojmë lojën ndryshe”, theksoi trajneri në një prononcim për DAZN.

Pioli më pas foli edhe për një transferim të mundshëm të Zaniolos tek ‘Rossonerët’.

“Nuk e di nëse do të vijë, preferoj të flas për lojën dhe atë që mund të bëjmë në ditët në vijim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/