Lajme

Sot në Kosovë mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara të shiut dhe borës

01/25/2023 07:11
nga:Astrit Gashi

Për të sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në intervale të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C.