Sporti

Lajm i mirë për Piolin, Ibrahimovic sot u stërvit me topin, rikthimi i tij duket afër

01/24/2023 16:21
nga:Lorik J

Zlatan Ibrahimovic është gati të kthehet në fushë.

Suedezi i Milanit po vazhdon punën e tij të personalizuar për t’u rikuperuar pas operacionit në gju majin e kaluar dhe për herë të parë sot e bëri këtë me topin në këmbë, përcjell GazetaBlic Sport.

Një moment shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për Ibrën, i cili e ka pritur që nga lëndimi i rëndë, të cilin sulmuesi ka dashur ta ndajë me fansat e shumtë të kuqezinjve që e ndjekin në Instagram, përmes një story.