Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me shtrenjtimin e çmimit të tatimit në pronë.
Ajo ka shkruar se rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është KULMI.
“Nuk e di ku e ka limitin ky pushtet por veprimet e tij janë veç në dëm të secilit prej qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Qeveria që ndëshkon qytetarin
Rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është KULMI.
Nuk e di ku e ka limitin ky pushtet por veprimet e tij janë veç në dëm të secilit prej qytetarëve të Kosovës.
Ky pushtet po e varfëron edhe më shumë popullin, po e dërrmon atë. Goditje pas goditjeve dhe asnjë lajm të mirë për mirëqenien e tyre.
Tmerr për besë!