Sporti

Bylbyl Sokoli e nis mirë tek Malisheva, fiton ndaj ekipit nga Gjeorgjia – Dinamo Batumi

01/23/2023 17:26
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka fituar sot ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Gjeorgjia, Dinamo Batumi.

Bylbyl Sokoli ka nisur aventurën me fitore tek skuadra e tij e re, pasi ka fituar ndaj Dinamo Batumi me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Gavazaj.

Ja njoftimi i klubit:

“FC Malisheva ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Skuadra jonë ka shënuar fitore 1:0 ndaj skuadrës nga Gjeorgjia FC Dinamo Batumi.

Ndeshja mes Malishevës dhe ekipi gjeorgjian nisi nga ora 14:30 sipas orës lokale në Kosovë.

Golin për Malishevën e shënoi Alush Gavazaj”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport