Lajme

“S’ka rrezik në veri”, Arifi: Me formimin e Asociacionit, Kosova i stabilizion raportet në këto tri nivele

01/23/2023 16:42
nga:Genita C

Me formimin e Asociacionit, veriu dhe asnjë territorë i Kosovës nuk do të jetë në rrezik, raporton GazetaBlic.

Kështu u shpreh njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi i cili tha për GazetënBlic se Kosova ka garanci të madhe nga SHBA-të dhe BE-ja dhe nuk është në interes të tyre përshkallëzimi i ndonjë situate në Kosovë.

“Me formimin e Asociacionit nuk do të vëhet në rrezik asgjë, sepse Kosova ka garancionet e partnerëve të saj strategjik siç janë SHBA-të dhe BE-ja. Nuk është në interes të ktyre partnerëve që të ketë ndonjë rrezik në veri të Kosovës, apo në cilën do pjesë të Kosovës”, tha Arifi.

Arifi shtoi se me me formimin e Asociacionit Kosova i stabilizion raportet me SHBA-të dhe BE-në, Komunitetin serb në Kosovë dhe sipas tij do të normalizohen edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Me formimin e Asociacionit Kosova i stabilizion raportet në tri nivele.
1.Stabilizimi i marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në.
2. Stabilizimi i marrëdhënieve me Komunitetin serb në Kosovë
3. Normalizohen raportet me Serbinë”, shtoi Arifi.

Sipas Arifit, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të mbyllet vrimat e pa plotësuara nga marrëveshjet paraprake.

“Ky Asociacion mjafton që pala kosovare të mbyll të gjitha ato vrima që kanë mbetur pa u plotësuar nga marrëveshjet paraprake, por duhet të ketë kujdes që gjatë formimit të këtij Asociacionit të jetë ligjerisht gjithçka nën korrnizën e Kushtetutës së Kosovës”, përfundoi Arifi.

/GazetaBlic/