Sporti

Fatjon Celani largohet nga futbolli rumun, transferohet tek ekipi i njohur i Superligës

01/23/2023 16:36
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka rritur intensitetin e punës në merkato që nga ardhja e trajnerit Bylbyl Sokoli.

“Profa” mori drejtimin e skuadrës para pak ditësh, ku aktualisht ndodhet në Antalia të Turqisë – ku po e përgatit skuadrën para fillimit të sezonit pranveror.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Faton Celani është transferimi i fundit i ekipit të Malishevës.

Celani së fundmi ishte pjesë e klubit rumun, Poli Timisoara në Ligën e Tretë të Rumanisë, teksa më herët kishte luajtur në Ausburg ll, Neustrelitz, Memmingen.

Ai është 31 vjeçar dhe luan në pozitën e qendër sulmuesit.

/GazetaBlic Sport