Sporti

Debutoi dje me Al-Nassr, Ronaldos nuk i shkoi edhe aq mirë, kjo ishte nota e tij

01/23/2023 09:18
nga:E K

Pas shumë buje, Cristiano Ronaldo më në fund bëri debutimin e tij për Al Nassr në ndeshjen e tyre në Ligën Pro Saudite kundër Ettifaq FC, tre javë pasi nënshkroi për klubin.

Sulmuesi 37-vjeçar nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Al Nassr në fund të muajit të kaluar, e cila nga ana tjetër është një nga kontratat më të mëdha në historinë e sportit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë debutimi i tij nuk shkoi edhe aq mirë pasi ylli portugez kishte ndër notat më të ulta në skuadrën e tij.

Në një video të shpërndarë në Twitter, përmblidhet ndeshja e parë e Ronaldos në fanellën e Al-Nassr, ku shihet se kjo paraqitje lë shumë për të dëshiruar.

/GazetaBlic Sport.