José Mourinho shijon fitoren me Spezian në Serinë A, në përfundim të së cilës foli edhe për të ardhmen e Zaniolos:
“Drejtori foli dhe foli mirë për këtë. E rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndjenja ime është se ai (Zaniolo) do të jetë këtu më 1 shkurt. Zaniolo është i gatshëm të largohet, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë.”
Portugezi, në vijim të deklaratës së tij, e pranoi se sulmuesi nuk mund të lihet i lirë pa ardhur një propozim i leverdisshëm për klubin.
“Kam këtë ndjesi, sepse Nicolò është një lojtar i rëndësishëm dhe gjërat në tavolinë janë të pamundura që klubi t’i pranojë. Për momentin, nuk ka asgjë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, nëse ai qëndron, do të jetë një lojtar më shumë, duhet të pranoj që ai dëshiron të largohet. Nëse Nicolò largohet, dikush duhet të vijë. Ai nuk mund të largohet në këmbim të asgjëje, më vjen keq që Tiago Pinto del si i keqi në histori, ai thjesht po përpiqet të mbrojë interesat e Romës”.
/ss


