Sporti

Ballkani mund të humbasë një super mbrojtës, ai mund të rikthehet në Shqipëri?

01/22/2023 16:26
nga:Lorik J

Rustem Hoxha është rikthyer pas një dëmtimi të rëndë te skuadra e Ballkanit, por e ardhmja e tij mund të jetë sërish në kampionatin shqiptar.

Gjatë ditëve të fundit për qendërmbrojtësin ka pasur interesim nga Teuta, Partizani dhe Tirana, shkruan PanoramaSport.

Për shkak të mungesës së gjatë te Ballkani ai ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Ilir Dajës, por në Superiore do ta prisnin krahëhapur.

Teutës i duhen lojtarë me eksperiencë që e njohin edhe qytetin, ndërsa Partizani duhet të mbushë “gopën” që po lë Eneo Bitri. Ndërkaq, edhe bardheblutë po e monitorojnë situatën me shtatlartin 31-vjeçar.