Lajme

Ish-diplomati serb: Presionet kanë arritur kulmin, Perëndimi dëshiron që çështja e Kosovës të zgjidhet shpejt

01/22/2023 15:54
nga:Genita C

Ish-diplomati Zoran Milivojeviq e vlerëson takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me pesër zyrtarët perëndimorë, si vazhdimësi e presioneve ndaj Serbisë për marrëdhëniet me Kosovën.

Milivojeviq theksoi se këto presione tashmë kanë arritur kulmin, raporton Tanjug, përcjell GazetaBlic.

Në takimin e Vuçiqit me zyrtarët perëndimorë, Milivojeviq thotë se Serbisë i janë paraqitur tri gjëra.

“Së pari, se duan që çështja e Kosovës të zgjidhet shpejt, së dyti, që baza e asaj zgjidhjeje të jetë plani evropian, pra plani i Scholz Macron-it, që tani është plan evropian, dhe së treti, që fuqia perëndimore të përqendrohet nuk do të ketë mirëkuptim për palën që nuk do ta pranonte zgjidhjen bazë të atij plani.” – ka thënë ai