Lajme

Po fuste drogë brenda burgut, kapet ‘mat’ polici

01/22/2023 14:30
nga:Gazeta Blic

Një punonjës policie është kapur teksa përpiqej të fuste lëndë narkotike në burgun e Drenovës.

Burime për Top Channel konfirmojnë se pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua.