Sporti

Zaniolo pranë largimit nga Roma, klubi italian gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

01/22/2023 12:29
nga:E K

Nicolo Zaniolo thuhet se i ka kërkuar shoqëruesve të tij që t’i sigurojnë një largim nga Roma pas interesimit nga klube si Arsenali dhe Tottenham.

Sulmuesi 23-vjeçar italian nuk ka pasur një sezon të lehtë në kryeqytetin italian. Situata e tij e kontratës është trazuar prej muajsh me shumë pak progres dhe paraqitjet e tij në fushë kanë lënë pak për të dëshiruar, duke çuar në zhgënjim dhe zemërim te tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas kësaj duket se Roma ka marrë vendimin final për të ardhmen e Zaniolos. Sipas raportimeve të ”Sky Sport” AS Roma e ka lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Spezias, duke e konsideruar shitjen e tij.

Skuadra që do shërbimet e italianit duhet të paguajë rreth 40 milionë euro për kartonin e tij.

Klubi italian ka targetuar menjëherë zëvendësuesin e tij.

Gerard Deulofeu duket të jetë pasardhësi i Zaniolos te Roma, kurse këta të fundit do duhet të paguajnë 10 milionë euro për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/