Sporti

I del në mbrojtje Kessie-t, Xavi: Është lojtar i rëndësishëm dhe dinamik

01/22/2023 08:47
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi flet për Franck Kessie, një lojtar që nuk ka treguar formën më të mirë të mundshme deri tani në minutat që ka pasur në dispozicion dhe që lajmet që po qarkullojnë së fundmi e lidhin me një largim të mundshëm nga katalanasit.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të takimit me Getafe, tekniku i Barçës, i doli në mbrojtje Kessie, duke thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm.

“Franck është një lojtar i rëndësishëm dhe dinamik, fizik që di të shënojë. Ai bëri një hap përpara, nuk është e lehtë të përshtatesh me një filozofi tjetër. Ka ndodhur me Abidal, Mascherano, Toure, Keita, më kujtohen disa. Loja që luajti ndaj Ceuta është në nivelin e duhur”.-tha ai.

Ndeshja të cilës i referohet Xavi është ajo e Kupës së Mbretit të së enjtes së kaluar, ku Kessie shënoi një gol dhe shërbeu dy asistime në fitoren 0-5 kundër ekipit të kategorisë së tretë.