Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 17-vjetorin e vdekjes së tij.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ish-presidentin Rugova lider historik të pavarësisë.
“Sot 17 vjet nga vdekja e liderit historik te pavaresise, Dr.Ibrahim Rugova! e kujtojme me krenari dhe respekt, Lavdi”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka shpërdarë edhe një foto me presidentin Rugova të vitit 1991.
“Fotoja nga mbledhja e udheheqjes se ngusht te Levizjes per pavaresi ne dhjetor 1991 ne Stutgart, Gjermani. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Edi Shukriu, Hafiz Gagica”, shkruan ajo.


