Në ndeshjen e fundit të programit të së shtunës të xhiros së 20-të të kampionatit anglez të futbollit, Crystal Palace dhe Newcastle United luajtën 0:0.
Për herë të dytë këtë javë në Selhurst Park, Palace arriti të barazojë ndaj një ekipi nga kreu i tabelës. Të mërkurën ata luajtën 1:1 me Manchester United, ndërsa Newcastle luajti ndeshjen e 15-të radhazi në kampionat pa humbje, që është një rekord i ri klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Newcastle në vendin e tretë tani ka 39 pikë, në vendin e katërt ndodhet Manchester United, i dyti Manchester City- teksa Arsenali kryesues.
Crystal Palace është në vendin e 12-të me 24 pikë.
/GazetaBlic Sport
Newcastle are unbeaten in 15 top-flight games for the first time in the club's history.
Eddie Howe is working magic ? pic.twitter.com/V0xB1mIgrj
— ESPN FC (@ESPNFC) January 21, 2023


