Lajme

“Java e Ibrahim Rugovës” / Sonte rrëfimi ekskluziv i Adnan Merovcit vjen në Blic InterView me Astrit Gashin

01/21/2023 17:32
nga:Astrit Gashi

Sonte në Blic InterView i ftuar i radhës është bashkëpunëtori i ngushtë i ish – presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, raporton gazeta Blic.

Merovci vjen me një rrëfim të padëgjuar për Ibrahim Rugovën, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, raportet e tij dhe të Kosovës me SHBA, Francën Turqinë dhe Vatikanin si dhe marrëdhëniet e Rugovës me Adem Demaçin, Rexhep Qosjen dhe ‘kundërshtarët’ asokohe politik të Rugovës.

Pse sipas Adnan Merovcit Rugova kurrë nuk përshëndeti popullin me dy gishta lartë por vetëm me ngitje dore?

“Çka i tha Adem Demaçi në vitin 95 Ibrahim Rugovës cilat ishin raportet e tij me Rexhep Qosjen”

Cila ishte kërkesa e Rugovës për Turqinë në një takim të lartë

Pse Rugovës nuk ia shihnin për të madhe orientimin me Vatikanin?

Fjalët e fundit që ia tha Sllobodan Millosheviqi, Ibrahim Rugovës!

Për këto dhe çështje të tjera për figurën, jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës mund ta ndiqni Blic InterView me fillim në ora 21:00 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Gazeta Blic.