Sporti

Feronikeli 74′ fiton miqësoren me ekipin e njohur të Superligës së Gjeorgjisë

01/21/2023 16:42
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit 74′ ka udhëtuar në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë.

Klubi kosovar sot ka zhvilluar ndeshje miqësore me ekipin nga Gjeorgjia, Samgurali, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi kosovar fitoi këtë ballafaqim me rezultatin 2-1, duke mposhtur kështu ekipin që garon në Superligën e Gjeorgjisë.

Samgurali ndodhet aktualisht në vendin e katërt në Superligën e Gjeorgjisë dhe ky rezultat i fituar nga ekipi kosovar nënkupton një fitore të madhe, pavarësisht se ballafaqimi ishte miqësor.

Në këtë duel golat i realizuan Ibrahim Cervadiku dhe Endrit Baholli.

Në ditët vijuese, Feronikeli 74′ do luajë miqësore edhe me skuadra tjera evropiane.

/GazetaBlic Sport