Lajme

Osmani: Presidenti Rugova vizionar i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës

01/21/2023 15:12
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Rugova mbetet udhërrëfyes i yni për një Kosovë të fortë në rrugën euroatlantike.

Postimi i saj i plotë:

Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, e kujtuam me respekt Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova, njeriun i cili krijoi miqësi, ndërtoi aleanca dhe la trashëgimi të begatshme për brezat dhe Republikën tonë.

Presidenti Rugova është vizionari i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili mbetet udhërrëfyes i yni për një Kosovë të fortë në rrugën euroatlantike. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!