Sporti

Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Kosovës, ky është rezultati i ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit

01/21/2023 13:52
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e Superkupës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit.

45 minutat e para nuk prodhuan gola në ndeshjen që po zhvillohet në Antalia të Turqisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi pas 30 minutave lojë mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Bekim Maliqit.

Mbetet të shihet si do të mbyllet epilogu i këtij takimi në pjesën e dytë.