Lajme

Prishtina e gatshme t’u dalë në ndihmë komunave të prekura nga vërshimet

01/20/2023 15:52
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmëri për ndihmë ndaj komunave të cilat janë prekur nga vërshimet e fundit.

“Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve”, ka thënë ai.

Tutje ai ka bërë të ditur se në vendbanimet e Komunës së Prishtinës, gjendja është stabile dhe se Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës.