Policia e Kosovës raporton se një person i dyshuar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin i cili ka pësuar lëndime trupore.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe se rasti është nën hetime.


