Atlético Madrid konfirmoi transferimin e Memphis Depay.
Reprezentuesi holandez vjen nga Barcelona, klubi që ai përfaqësoi që nga viti 2021/2022, teksa tani nënshkruan me Atleticon deri në vitin 2025, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi spanjoll bëri të ditur gjithashtu, përmes një deklarate, se futbollisti 28-vjeçar do të prezantohet në Metropolitano, këtë të premte, në orën 18:00.
Atletico Madrid nuk e zbuloi vlerën e marrëveshjes, por, sipas shtypit spanjoll, transferimi u mbyll për një vlerë prej rreth tre milionë euro.
/GazetaBlic Sport


