Sporti

Historike/ Shqipëria me medalje të artë ski, ia dhuron Laura Colturi

01/20/2023 13:13
nga:Lorik J

Laura Colturi shkruan historinë me Shqipërinë. E reja italiane ka fituar medaljen e parë të artë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine në kategorinë Junior.

Vajza e lindur në Itali, por që mori pasaportën shqiptare, dominoi super-Gjigantin ditën së sotme, në St. Anton, Austri, duke i lënë pas me diferencë të ndjeshme kundërshtaret e saj.

Pozicioni i dytë dhe medalja e argjendtë shkoi për zviceranen Stefanie Grob.

Në podium edhe Italia Alice Calaba, e cila e mbylli garën e treta.