Gjatë konferencës për shtyp të mëngjesit të sotëm, trajneri i Brighton, Roberto de Zerbi u fokusua edhe te Leandro Trossard, një lojtar që largohet nga klubi dhe kalon tek Arsenali.
Sipas De Zerbit, skuadra e tij mbetet sërish e fortë edhe pa Trossard, përcjell GazetaBlic Sport.
“E kuptova që ai donte të largohet dhe më vjen keq për periudhën e fundit, por unë preferoj kur njerëzit janë të qartë dhe nuk kanë sjellje të caktuara. Megjithatë, mendoj se jemi një ekip i mirë dhe mund të luajë mirë me dhe pa të”, tha De Zerbi.
“Gjithmonë mund të përmirësohesh në merkato, mund të blesh lojtarë të rinj, por ne jemi një ekip i nivelit të mirë me lojtarë shumë të mirë, por nëse ka mundësi do të bëjmë diçka”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


