Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim pesë zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
Delegacioni i përbërë nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav MIroslav Lajçak me këshiltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni, do të mundohet të intensifikojnë dialogun Kosovë-Serbi, drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.
Për këtë çështje para disa dite për vizitë në Kosovë ishte edhe këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi në fillim të vitit ishte e i dërguari britanik Stuart Peach.
Chollet një ditë më parë theksoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.
Ndërkombëtarët arrijnë në Prishtinë, pritet të takohen me kryeministrin Kurti


