Lajme

Deputetja e PDK’së: Qeveria të ofrojë sa më shpejt mbështetje për komunat e prekura nga përmbysjet

01/19/2023 23:55
nga:Astrit Gashi

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka folur për situatën e krijuar në terren pas përmbysjeve në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe Skenderajn.

Deliu-Kodra në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka apeluar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë të ofrojë mbështetjen e saj për komunat që janë të prekura nga përmbysjet.

“Banorët janë në ankth. Ekipet ende nuk kanë arritur që të diagnostikojnë gjithë gjendjen sot, e gjithë ajo çfarë kanë bërë janë munduar që t’i evakuojnë banorët. Shiu ka depërtuar nëpër shtëpi, ka pasur përmbytje të mëdha, të makinave. Qeveria të ofrojë sa më shpejt mbështetjen e saj për komunat që janë të përmbytura dhe megjithatë ka solidaritet të qytetarëve edhe të komunave tjera, por duhet të ketë një solidaritet më të madh nga Qeveria”, tha deputetja e PDK’së.