Lajme

Halimi: VV i braktisi qytetarët në momentet më të vështira të tyre

01/19/2023 18:47
nga:Astrit Gashi

Projektligji për Trustin nuk arriti që të kalojë as për të dytën herë në Kuvendin e Kosovës.

Kundër këtij projektligji ishin deputetët e Vetëvendosjes.

Si shkak i kësaj ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Ajo, ka thënë se partia në pushtet i braktisi edhe sot qytetarët.

“Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet më të vështira të tyre”, ka shkruar ajo.