Nicolo Zaniolo thuhet se i ka kërkuar shoqëruesve të tij që t’i sigurojnë një largim nga Roma pas interesimit nga klube si Arsenali dhe Tottenham.
Sulmuesi 23-vjeçar italian nuk ka pasur një sezon të lehtë në kryeqytetin italian. Situata e tij e kontratës është trazuar prej muajsh me shumë pak progres dhe paraqitjet e tij në fushë kanë lënë pak për të dëshiruar, duke çuar në zhgënjim dhe zemërim te tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri Jose Mourinho u përpoq të mbronte publikisht lojtarin e tij, duke kërkuar nga tifozët që të mos fajësojnë individët, por është e qartë se gjërat janë të tensionuara në Romë.
Giallorossi janë të hapur për të shitur 23-vjeçarin, duke vendosur një çmim prej rreth 35-40 milionë euro. Klubi madje do të pranonte një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje pasi janë të vetëdijshëm se vlera e tij mund të bie.
/GazetaBlic Sport./


