Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ju ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së parave nga Trusti, raporton GazetaBlic.
Haxhiu në Kuvendin e Kosovës iu bëri thirrje veçanarisht deputetëve të pushtetit, duke thënë se nuk duhet ndikuar nga kryeministri Kurti dhe as nga Mimoza Kusari-Lila.
‘’ Prezantimin e kësaj nisme e bëj me autorizimin e grupit të qytetarëve, pra 30 për qind të trustit të cilët mbledhën brena 8 ditëve mbi 20 mijë nënshkrime. Qytetarët të shgënjyer u vet organizuan për ta rikthyer kërkesën për trustin sërish në Kuvend Tani kjo kërkesë e tyre është në Kuvend. Është në dorën tuaj të dëshmoni a jeni vërtetë përfaësues të qytetarëve apo përfaësoni vetëm bindje politike por jo realitetin me të cilni përballen qytetarët. Ju sot, para se ta ngrisni dorën, duhet të ktheheni prapa dhe të shin ipse qytetarët po e kërkojnë mbështetjen mër trustin. Buka ishte 30, sot 60 cent. Vezët, 2.5, sot 5 euro. Vaji deri në 3.4 euro. Shtrenjtim enorm i produkteve. Pa krahasur shtrenjtimin e rrymës, druve e peletit. Ata u detyruan të hyjnë në borxhe sepse herën e parë u refuzua iniciativa e tyre për trust”, tha Haxhiu.
“Ju ftoj ta dëshmoni veten si përfaqësues të qytetarëve, nuk po merrem me çështje politike, por me interesat e popullit. Dëshmoni që jeni përfaqësues të qytetarëve dhe jo të shefes e të shefit”, tha Haxhiu.