Sporti

Guardiola: Ta harrojmë humbjen ndaj United, duhet të fokusohemi te Tottenham

01/19/2023 11:05
nga:E K

Në prag të ndeshjes kundër Tottenham, menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola foli në konferencë për media.

Spanjolli tha se ndeshja ndaj United duhet të mbetet në të kaluarën dhe se skuadra e tij duhet të mendoj për ndeshjet e ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Derbi ndaj United? Ka mbaruar. Është e kaluar. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë tani, kështu që fokusohuni te Tottenham. Ky ishte mesazhi im për ekipin. Përqendrohuni kundër Tottenhamit. Ne duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe të fitojmë kontrollin. Kjo është ajo që duhet të bëjnë skuadrat e mëdha. Për të krijuar shanse duhet të luani mirë. Bëni një ndërtim të mirë, vendosni topin brenda, zgjerojmë linjat e mbrojtjes. Ne kemi luftuar për ta bërë këtë në dy ndeshjet e fundit“, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport/