Frank Rijkaard u largua nga bota e futbollit në vitin 2014 pas përvojës së tij në krye të Arabisë Saudite.
Ish-mesfushori ishte i pari që besoi te Lionel Messi dhe është i lumtur që ylli argjentinas ka fituar Kupën e Botës.
“Nuk më rrodhën lotët në faqe pas finales, por unë u emocionova për të. E pashë finalen mes Argjentinës dhe Francës kryesisht si tifoz i Messit. Mendoj se ai mori atë që donte, atë që meritonte”, tha Rijkaard për Helden Magazine, në një nga intervistat e tij të rralla.
Ribashkimi 2017: “Djali im Santi donte të shihte një ndeshje të Barcelonës. I mora biletat përmes delegatit të ekipit, Carles Naval, i cili më ftoi në një seancë stërvitore. Messi ishte super i këndshëm. U përqafuam dhe biseduam, bëra disa foto , i cili ishte një moment veçanërisht i veçantë për djalin tim. Kur takova përsëri Messin pas një kohe të gjatë, ai më bëri të ndihem diçka special. Ai u bë ylli i madh që e gjithë bota e futbollit i kishte sytë nga ai”, përfundoi Rijkaard.
/GazetaBlic Sport


